Shkolla “Musine Kokalari”, bëhet pjesë e programit edukativ “Kujtojmë për të mos harruar”

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare Shkolla 9-vjeçare "Musine Kokalari", u bënë pjesë e projektit: "Kujtojmë për të mos harruar" i cili zhvillohet me mbështetjen e OSBE -së, në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kalua"rën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe të bashkëbisedojnë me z. Serjan Alikaj mbi dhunimin e të drejtave të njeriut gjatë regjimit komunist.

2018-05-26T09:18:59+00:00

“Letërsi e ndaluar: Musine Kokalari”

U zhvillua dje, pranë Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me gjethe", aktiviteti letrar në kuadër të fushatës kombëtare të leximit "Takohemi për një libër". Aktiviteti i titulluar "Letërsi e ndaluar: Musine Kokalari"  u realizua në prani të rreth 30 nxënësve të shkollës së mesme "Petro Nini  Luarasi" të shoqëruar nga mësuesja e tyre e letërsisë znj. Orjana Osmani. Në panel referuan znj. Persida Asllani, Drejtore e Bibliotekës Kombëtare, znj.Mimoza Hysa, Drejtore e Krijimtarisë të Fjalës dhe Përkthimit si dhe përkthyesja dhe gazetarja e kulturës znj. Alma Marku. Fillimisht u fol rreth jetës së Musine Kokalarit, për shkollimin e saj, për përfshirjen [...]

2017-11-10T13:37:56+00:00