Shkolla “Ismail Qemali” pjesë e programit : “Kujtojmë për të mos harruar”
23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më spektakolare të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist. Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek të rinjtë e gjimnazit "Ismail Qemali" që morën pjesë në programin edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar".