“Turistë të përgjuar ’45 – ’90”

Më 18 maj, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve dhe të Muajit të Europës, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe"në bashkëpunim me Qendrën Ceapal dhe Ofiçinën e Turizmit organizon në orën 19:00, ekspozitën “Peeping Tourists in Albania ’45-‘90”. Aktiviteti do të zhvillohet në zbatim të protokollit të masave anticovid.  

2021-05-17T07:29:29+00:00

Ekspozitë fotografike “Viti 1989 Çlirimi”

Në datën 22 shtator 2018, ora 18:00, pranë Muzeut Kombëtar "Gjethi", do të çelet ekspozita fotografike me titull "Viti 1989 Çlirimi". Ekspozita dedikuar komunizmit rumun si dhe revolucionit antikomunist të ndodhur në këtë vend, vjen si bashkëpunim i Muzeve të Bashkisë së Bukureshtit me Muzeun Kombëtar "Gjethi". Të pranishëm në çeljen e ekspozitës do të jenë Dr. Adrian Majuru, Drejtor i Përgjithshëm i  Muzeve të Bashkisë së Bukureshtit dhe znj.Arlinda Morava, Atashe Kulturor i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Rumani, e cila do të performojë në kuadër të aktivitetit.Kjo ekspozitë vjen në vazhdën e bashkëpunimit midis Muzeve të Bashkisë së Bukureshtit [...]

2018-11-07T18:09:00+00:00