Projekti “Mbresa” në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Në Muzeun Kombëtar "Gjethi", më 16 Janar rifilloi projekti "Mbresa" me nxënësit e shkollës së mesme "Sami Frashëri". Projekti "Mbresa" është një konkurs artistik i cili do të përfshijë nxënësit e shkollave të mesme. Konkursi do të zhvillohet në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion ) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë), risi teknologjike etj. Disa nga objektivat e këtij konkursi janë : përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete krijuese/edukuese, njohja e tyre me regjimin komunist shqiptar si dhe njohja me veprimtarinë represive të Sigurimit të Shtetit, reflektimi [...]

2018-01-20T11:43:06+00:00

“Letërsi e ndaluar: Musine Kokalari”

U zhvillua dje, pranë Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me gjethe", aktiviteti letrar në kuadër të fushatës kombëtare të leximit "Takohemi për një libër". Aktiviteti i titulluar "Letërsi e ndaluar: Musine Kokalari"  u realizua në prani të rreth 30 nxënësve të shkollës së mesme "Petro Nini  Luarasi" të shoqëruar nga mësuesja e tyre e letërsisë znj. Orjana Osmani. Në panel referuan znj. Persida Asllani, Drejtore e Bibliotekës Kombëtare, znj.Mimoza Hysa, Drejtore e Krijimtarisë të Fjalës dhe Përkthimit si dhe përkthyesja dhe gazetarja e kulturës znj. Alma Marku. Fillimisht u fol rreth jetës së Musine Kokalarit, për shkollimin e saj, për përfshirjen [...]

2017-11-10T13:37:56+00:00

“Epika e yjeve të mëngjesit”

  Në kuadër projektit të Ministrisë së Kulturës, "Takohemi për një LIBËR", Muzeu Kombëtar "Gjethi" do të zhvillojë përgjatë muajit nëntor pesë aktivitete dedikuar letërsisë në prani të shkrimtarëve të shquar për të diskutuar rreth romaneve apo poezive të cilat trajtojnë periudhën e errët komuniste. Dje në orën 10:00 u mbajt aktviteti i parë  me pjesëmarrjen e shkrimtarit Rudi Erebara dhe e rreth 20 nxënësve të interesuar. Epiqendra e diskutimit letrar ishte romani i autorit Rudi Erebara, "Epika e yjeve të mëngjesit", fitues i Çmimit  Europian të Letërsisë  për vitin 2017. Romani  dedikuar piktorit  Edison Gjergo, i cili u dënua gjatë regjimit [...]

2017-11-03T11:58:12+00:00