Nxënësit e gjimnazit “Aleks Buda” në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Nxënësit e gjimnazit "Aleks Buda", u bënë dje pjesë e projektit "Mbresa", në Muzeun Kombëtar "Gjethi". Projekti "Mbresa" është një konkurs artistik i cili do të përfshijë nxënësit e shkollave të mesme. Konkursi do të zhvillohet në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë). Disa nga objektivat e këtij konkursi janë : përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete krijuese/edukuese, njohja e tyre me regjimin komunist shqiptar si dhe njohja me veprimtarinë represive të Sigurimit të Shtetit, reflektimi rreth kësaj të kaluare, promovimi i [...]

2018-03-10T11:14:15+00:00