Sektori i pestë: Intermexo

Nën regjimin komunist, jeta private ka qenë krejt e pambrojtur nga ndërhyrja e shtetit: ngaqë ideologjia kishte një karakter kolektivist dhe ngaqë partia-shtet ishte e gjithëfuqishme. Në raport me familjen, e vinte veten brenda saj dhe kishte rolin e patriarkut, që duhet të dinte gjithçka dhe mund të vendoste për gjithçka. Në këtë tablo, përgjimi me mikrofona, i cili nuk kufizohej nga asnjë ligj, ishte thjesht një nga mënyrat e ndërhyrjes së shtetit, një rrugë e fshehtë për të depërtuar në çdo shtëpi, në çdo bisedë intime, kur të donte dhe sa herë të donte. Dhe, kur një individ shpallej armik, mallkimi binte mbi tërë familjen.

Në këtë sektor vizitorët mund të shohin një dhomë pritjeje të improvizuar, tipike të viteve ’70, me mobilje autentike të kohës.

2017-08-13T08:59:54+00:00