Sektori i dytë: Mikrofonat e gjallë

Puna e përgjimit elektronik është e lidhur ngushtë me bashkëpunëtorët e Sigurimit, me “mikrofonat e gjallë”. Zakonisht, këta u paraprinin me informacion mikrofonave elektronikë dhe, në mjaft raste, kanë qenë bartës çimkash në biseda me kandidatë për t’u arrestuar.

Një statistikë e paraqitur në një prej dhomave  të muzeut tregon për katër kategoritë e bashkëpunëtorëve, numrin për secilën kategori ndër vite etj. Bashkëlidhur kësaj statistike vizitorët do të njihen me dokumenta të deklasifikuara për disa nga bashkëpunëtorët  me pseudonime: ‘Bufe e madhe’, ‘Artisti’, ‘Mali’, etj. Dosjet përkatëse të tyre tregojnë mbi formën e rekrutimeve të agjentëve, të infiltruarve dhe zbulojnë se shpesh ata kanë qenë bartës çimkash në biseda provokuese për viktimën e radhës.

2017-08-13T09:04:30+00:00