Prologu: Historia e shtëpisë
Shtëpia me Gjethe në fillim ka qenë shtëpi lindjeje. U ndërtua më 1931 si klinikë obstetrike, me nismën e mjekut të shquar Dr. Jani Basho dhe e drejtuar prej tij. Është e para e këtij lloji në Shqipëri dhe ky ka qenë funksioni i saj gjatë viteve viteve ‘30. Gjatë viteve të para të pasluftës, Shtëpia me Gjethe u përdor si qendër hetuesie, pra edhe si vend ku bëheshin tortura. [...]
Sektori i parë: Çimka dhe krijesa të tjera
Teknika është neutrale vetëm kur nuk vihet në përdorim. Përgjimi elektronik është një teknikë që përdoret për të kontrolluar njerëz. Lloji i sistemit politik është edhe përcaktuesi vendimar i formatit të shërbimeve të cilat përcaktojnë llojin e përgjimeve, arsyen e përgjimeve, metodën e përgjimeve, teknikën e përgjimeve etj. Në Shqipëri ekzistonin fonde të ngritura posaçërisht për blerjen e pajisjeve të kushtueshme të përgjimit, marrëveshje protokollare mes shtetesh aleate [...]
Sektori i dytë: Mikrofonat e gjallë
Puna e përgjimit elektronik është e lidhur ngushtë me bashkëpunëtorët e Sigurimit, me “mikrofonat e gjallë”. Zakonisht, këta u paraprinin me informacion mikrofonave elektronikë dhe, në mjaft raste, kanë qenë bartës çimkash në biseda me kandidatë për t’u arrestuar. Një statistikë e paraqitur në një prej dhomave të muzeut tregon për katër kategoritë e bashkëpunëtorëve, numrin për secilën kategori ndër vite etj. Bashkëlidhur kësaj statistike vizitorët do të njihen me [...]
Sektori tretë: Ç’është armiku?
Përfytyrimi mbi armikun përcakton mënyrat e kontrollit dhe të represionit. Anasjelltas, këto mënyra ushqejnë dhe përforcojnë përfytyrimin mbi armikun. Rreth vicioz i dinamikës totalitare. Në dhomat e këtij sektori, vizitorët do të njihen me disa nga proceset gjyqësore më të bujshme të diktaturës komuniste shoqëruar me foto të realizuara gjatë seancave. Njëra nga dhomat i dedikohet listës së gjatë të njerëzve të pafajshëm të cilët për motive politike [...]
Sektori katërt : Armiku i jashtëm
Përgjimi i shtetasve të huaj përbënte në thelb një zgjatim të kontrollit dhe represionit brenda vendit. Një veçori e diktaturës komuniste në Shqipëri ka qenë vetizolimi përherë e më i plotë nga bota, duke e shpallur Shqipërinë të vetmin vend socialist në botë, i cili gjendej nën rrethim dhe përbënte objektivin e të dy superfuqive dhe të blloqeve të tyre: gjithë bota kundër një vendi të vogël. Njëkohësisht, në mendësinë [...]
Sektori i pestë: Intermexo
Nën regjimin komunist, jeta private ka qenë krejt e pambrojtur nga ndërhyrja e shtetit: ngaqë ideologjia kishte një karakter kolektivist dhe ngaqë partia-shtet ishte e gjithëfuqishme. Në raport me familjen, e vinte veten brenda saj dhe kishte rolin e patriarkut, që duhet të dinte gjithçka dhe mund të vendoste për gjithçka. Në këtë tablo, përgjimi me mikrofona, i cili nuk kufizohej nga asnjë ligj, ishte thjesht një nga mënyrat e [...]
Sektori i gjashtë: Jeta e përditshme nën vëzhgim
Vëzhgimi është përdorur ndaj të gjitha shtresave dhe kategorive shoqërore, sepse asnjëra prej tyre nuk ishte e garantuar nga përndjekja, me përparësi ndaj asaj shtrese apo kategorie që shihej si potencialisht e rrezikshme në një moment të dhënë. Një fjalë, një këngë, një takim i rastësishëm, fare mirë mund të quheshin veprimtari armiqësore. Vizitorët mund të shohin faksimile të një liste kontrolli telefonik, të marrë nga AMPB. Në Tiranën e [...]
Sektori i shtatë: Zëra nga e kaluara
Janë zëra të kapur dekada më parë me përgjim elektronik. Por nuk mund të jenë objekt kureshtjeje. Vijnë nga terri, nga humnera. Pavarësisht prej fjalëve që thonë, janë zëra që ftojnë për një refleksion mbi të kaluarën. Në një nga dhomat tregohet modeli i zbardhjes së një përgjimi të kryer nga punonjësit e Sigurimit te Shtetit.
Sektori i tetë: Panoptikon-Panakustikon
Mund të përkthehet si “vendi prej ku mund të shohësh dhe të dëgjosh gjithçka”. Kuptimi tjetër i fjalës së parë (Panoptikon), sipas së cilës është ndërtuar edhe e dyta (Panakustikon), është ai i një burgu ideal, të konceptuar mëse dyqind vjet më parë nga filozofi utilitarist Jeremy Bentham. Utilitaristët nuk besonin në utopinë e një shoqërie të përsosur. Një utopi e tillë ishte edhe komunizmi. Pretendimet për ta realizuar sollën [...]
Sektori i nëntë: E kaluara e pashëruar
“E shkuara nuk vdes kurrë. Madje ajo as ka kaluar”. William Faulkner “Në atë masë që e kaluara vërtet mund të ‘kapërcehet’, kjo arrihet vetëm duke rrëfyer çfarë ka ndodhur”. Hannah Arendt Në këtë sektor vizitorët do të mund të ndjekin një kolazh intervistash të personave që janë dënuar e persekutuar gjatë regjimit komunist.