Shkolla “Ismail Qemali” pjesë e programit : “Kujtojmë për të mos harruar”

23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më spektakolare të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist. Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek të rinjtë e gjimnazit "Ismail Qemali" që morën pjesë në programin edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar".

2021-04-17T10:32:13+00:00

Nxënësit e shkollës “Ismail Qemali”pjesë e programit edukativ: “Mbresa 2021”

Nxënësit e gjimnazit "Ismail Qemali" u bënë pjesë e programit edukativ: "Mbresa 2021" të organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe". Projekti "Mbresa" është një program edukativ dhe artistik i cili përfshin nxënësit e shkollave të mesme. Programi përmban një konkurs në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë), 4- risi teknologjike etj. Disa nga objektivat e këtij programi janë : përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete krijuese/edukuese, njohja e tyre me regjimin komunist shqiptar si dhe me veprimtarinë represive [...]

2021-04-17T10:23:56+00:00

Nxënësit e shkollës “Jeronim De Rada” pjesë e programit: “Kujtojmë për të mos harruar”

Nxënësit e shkollës "Jeronim De Rada", ishin të parët që morën pjesë në programin edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar"për vitin 2021. Pas vizitës në muze, nxënësit mundën të bashkëbisedojnë me z. Daut Gumeni, mësues, poet e shkrimtar, i dënuar politik me 23 vite burg. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" ka rinisur programet e veta edukative duke zbatuar të gjitha protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë për ndalimin e përhapjes së Covid - 19. Ju mirëpresim!     s

2021-04-17T10:11:49+00:00

Rinisin programet edukative të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe” për vitin 2020.

Këtë herë programi edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar" u zhvillua në ambientet e shkollës së mesme teknike "Harry Fultz". Programi zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Ai ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij programi, nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të njihen me muzeun dhe aktivitetet e tij por edhe të bashkëbisedojnë me z. Uran Kostreci, poet e shkrimtar i dënuar me 20 vjet burg dhe 5 [...]

2020-03-11T10:06:25+00:00

Të nderuar miq, jemi te lumtur të ndajmë me ju lajmin e mrekullueshëm të fitimit të Çmimit: Muzeu i Këshillit të Europës 2020!

http://assembly.coe.int/nw/xml/News/News-View-EN.asp?newsid=7721&lang=2&cat=21&fbclid=IwAR3vOyuF1p8pxtmQas4vhs0kKluQEXZmPSYH8CmcaoAYxXrrXRTg_WTiXbU "Ne duhet të mbështesim dhe inkurajojmë muzetë më të vegjël dhe me më pak burime që përballen haptazi me plagët e së shkuarës. "Shtëpia me Gjethe" është një muze shumë prekës që drejtohet me një buxhet shumë të vogël nga një staf entuziast. Sot, shoqëria përballet me përdorimin e gjerë të pajisjeve të teknologjisë së lartë dhe kërcënimet e përgjimeve masive përmes njohjes së fytyrës, qasjes ndaj të dhënave private, etj. Ky muze evokon ditët më të errëta të së kaluarës, të cilat nuk duhet të harrohen”. Çmimi i Këshillit të Evropës për Muzetë 2020 i është dhënë Muzeut [...]

2019-12-18T10:35:57+00:00

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në çeljen e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”:

Ky është një moment, në këndvështrimin tim shumë i rëndësishëm, i kurorëzimit të një pune aspak të lehtë për t’i dhënë jetë këtij Muzeu, në një vend ku historia e përcaktoi si pikën ku duhet të lindnin fëmijë nënat e reja dhe pastaj e transformoi në pikën ku lindte çdo ditë frika që rrezatonte shtëpia fantazmë e gjetheve. Ka shumë të thëna për raportin e të shkuarës me të ardhmen. Unë zgjodha një prej tyre, që thotë: “Lum ai që e di se çfarë duhet të kujtojë prej së kaluarës, çfarë duhet t’i gëzojë të tashmes dhe çfarë duhet të [...]

2017-08-15T22:14:59+00:00