About admin

This author has not yet filled in any details.
So far admin has created 54 blog entries.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në çeljen e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”:

Ky është një moment, në këndvështrimin tim shumë i rëndësishëm, i kurorëzimit të një pune aspak të lehtë për t’i dhënë jetë këtij Muzeu, në një vend ku historia e përcaktoi si pikën ku duhet të lindnin fëmijë nënat e reja dhe pastaj e transformoi në pikën ku lindte çdo ditë frika që rrezatonte shtëpia fantazmë e gjetheve. Ka shumë të thëna për raportin e të shkuarës me të ardhmen. Unë zgjodha një prej tyre, që thotë: “Lum ai që e di se çfarë duhet të kujtojë prej së kaluarës, çfarë duhet t’i gëzojë të tashmes dhe çfarë duhet të [...]

2017-08-15T22:14:59+00:00

Hapet Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

U hap për publikun Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, godina e mistershme që prej 45 viteve mbuluar nga gjethet iu fsheh syrit të publikut dhe ku u përgjuan, kontrolluan dhe spiunuan njerëz të pafajshëm nga regjimi komunist. “Shtëpia me Gjethe”, e kthyer në Muze të memories me mbështetjen e Kryeministrit dhe projekt të Ministrisë së Kulturës, është dëshmia më therëse e një regjimi që synonte kontrollin total mbi trupat e shpirtrat e njerëzve. Në ceremoninë e hapjes merrnin pjesë Kryeministri z. Edi Rama, Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri, ish të përndjekur, [...]

2017-08-12T05:56:59+00:00

Historia e Muzeut

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe” Ndërtesa e njohur si ‘Shtëpia me gjethe’ (e quajtur kështu për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj), është kthyer tashmë në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve. I hapur më 23 Maj, ai është muzeu më i ri në Shqipëri dhe një nga më të veçantët që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit. Pozicionuar në qendër të Tiranës, përballë Kishës Ortodokse: “Ringjallja e Krishtit” dhe pranë Bankës Kombëtare, ndërtesa që strehoi për pak kohë Gestapon gjatë pushtimit të vendit në [...]

2017-08-12T05:56:30+00:00

Sektori i parë: Çimka dhe krijesa të tjera

Teknika është neutrale vetëm kur nuk vihet në përdorim. Përgjimi elektronik është një teknikë që përdoret për të kontrolluar njerëz. Lloji i sistemit politik është edhe përcaktuesi vendimar i formatit të shërbimeve të cilat përcaktojnë llojin e përgjimeve, arsyen e përgjimeve, metodën e përgjimeve, teknikën e përgjimeve etj. Në Shqipëri ekzistonin fonde të ngritura posaçërisht për blerjen e pajisjeve të kushtueshme të përgjimit, marrëveshje protokollare mes shtetesh aleate për specializimin apo trajnimin e punonjësve të degës tekniko shkencore. Në këtë sektor vizitorët do të njihen nga afër me cilësitë e pajisjeve të përgjimit si psh: miniaparate, kamera, regjistrues, [...]

2017-08-13T09:07:03+00:00

Prologu: Historia e shtëpisë

Shtëpia me Gjethe në fillim ka qenë shtëpi lindjeje. U ndërtua më 1931 si klinikë obstetrike, me nismën e mjekut të shquar Dr. Jani Basho dhe e drejtuar prej tij. Është e para e këtij lloji në Shqipëri dhe ky ka qenë funksioni i saj gjatë viteve viteve ‘30. Gjatë viteve të para të pasluftës, Shtëpia me Gjethe u përdor si qendër hetuesie, pra edhe si vend ku bëheshin tortura. Praktika e torturave, si dhe e formave të tjera të terrorit, është pranuar edhe nga propaganda zyrtare komuniste, por vetëm sikur ndodhën gjer në momentin e prishjes me Jugosllavinë (1948). [...]

2017-08-13T09:08:46+00:00

Sektori i dytë: Mikrofonat e gjallë

Puna e përgjimit elektronik është e lidhur ngushtë me bashkëpunëtorët e Sigurimit, me “mikrofonat e gjallë”. Zakonisht, këta u paraprinin me informacion mikrofonave elektronikë dhe, në mjaft raste, kanë qenë bartës çimkash në biseda me kandidatë për t’u arrestuar. Një statistikë e paraqitur në një prej dhomave  të muzeut tregon për katër kategoritë e bashkëpunëtorëve, numrin për secilën kategori ndër vite etj. Bashkëlidhur kësaj statistike vizitorët do të njihen me dokumenta të deklasifikuara për disa nga bashkëpunëtorët  me pseudonime: ‘Bufe e madhe’, ‘Artisti’, ‘Mali’, etj. Dosjet përkatëse të tyre tregojnë mbi formën e rekrutimeve të agjentëve, të infiltruarve dhe zbulojnë [...]

2017-08-13T09:04:30+00:00

Sektori tretë: Ç’është armiku?

Përfytyrimi mbi armikun përcakton mënyrat e kontrollit dhe të represionit. Anasjelltas, këto mënyra ushqejnë dhe përforcojnë përfytyrimin mbi armikun. Rreth vicioz i dinamikës totalitare. Në dhomat e këtij sektori, vizitorët do të njihen me disa nga proceset gjyqësore më të bujshme të diktaturës komuniste shoqëruar me foto të realizuara gjatë seancave. Njëra nga dhomat i dedikohet listës së gjatë të njerëzve të pafajshëm të cilët për motive politike u burgosën apo u vranë. Të burgosur për motive politike rezultojnë rreth 18.000 ndërsa të ekzekutuar me ose pa gjyq  rreth 5.500 persona. Dëshmi të ish të përndjekurve politikë do [...]

2017-08-13T09:02:53+00:00

Sektori katërt : Armiku i jashtëm

Përgjimi i shtetasve të huaj përbënte në thelb një zgjatim të kontrollit dhe represionit brenda vendit. Një veçori e diktaturës komuniste në Shqipëri ka qenë vetizolimi përherë e më i plotë nga bota, duke e shpallur Shqipërinë të vetmin vend socialist në botë, i cili gjendej nën rrethim dhe përbënte objektivin e të dy superfuqive dhe të blloqeve të tyre: gjithë bota kundër një vendi të vogël. Njëkohësisht, në mendësinë totalitare të kohës, armiku i jashtëm paraqitej si i pandashëm nga armiku i brendshëm. Tekefundit, vetizolimi synonte mbajtjen e shoqërisë shqiptare nën kontroll total. Kontrolli i shtetasve të huaj si [...]

2017-08-13T09:01:24+00:00

Sektori i pestë: Intermexo

Nën regjimin komunist, jeta private ka qenë krejt e pambrojtur nga ndërhyrja e shtetit: ngaqë ideologjia kishte një karakter kolektivist dhe ngaqë partia-shtet ishte e gjithëfuqishme. Në raport me familjen, e vinte veten brenda saj dhe kishte rolin e patriarkut, që duhet të dinte gjithçka dhe mund të vendoste për gjithçka. Në këtë tablo, përgjimi me mikrofona, i cili nuk kufizohej nga asnjë ligj, ishte thjesht një nga mënyrat e ndërhyrjes së shtetit, një rrugë e fshehtë për të depërtuar në çdo shtëpi, në çdo bisedë intime, kur të donte dhe sa herë të donte. Dhe, kur një individ shpallej [...]

2017-08-13T08:59:54+00:00

Sektori i gjashtë: Jeta e përditshme nën vëzhgim

Vëzhgimi është përdorur ndaj të gjitha shtresave dhe kategorive shoqërore, sepse asnjëra prej tyre nuk ishte e garantuar nga përndjekja, me përparësi ndaj asaj shtrese apo kategorie që shihej si potencialisht e rrezikshme në një moment të dhënë. Një fjalë, një këngë, një takim i rastësishëm, fare mirë mund të quheshin veprimtari armiqësore. Vizitorët mund të shohin faksimile të një liste kontrolli telefonik, të marrë nga AMPB. Në Tiranën e viteve ’70 kishte rreth 1500 telefona familjarë, që jepeshin me autorizim të posaçëm nga instanca të larta shtetërore. Kryesisht u jepeshin familjeve të Nomenklaturës apo atyre që kishin lidhje me [...]

2017-08-13T08:58:03+00:00