Përfytyrimi mbi armikun përcakton mënyrat e kontrollit dhe të represionit. Anasjelltas, këto mënyra ushqejnë dhe përforcojnë përfytyrimin mbi armikun. Rreth vicioz i dinamikës totalitare.
Në dhomat e këtij sektori, vizitorët do të njihen me disa nga proceset gjyqësore më të bujshme të diktaturës komuniste shoqëruar me foto të realizuara gjatë seancave. Njëra nga dhomat i dedikohet listës së gjatë të njerëzve të pafajshëm të cilët për motive politike u burgosën apo u vranë. Të burgosur për motive politike rezultojnë rreth 18.000 ndërsa të ekzekutuar me ose pa gjyq rreth 5.500 persona.
Dëshmi të ish të përndjekurve politikë do të mund të përfshijnë emocionalisht vizitorët.