Sektori katërt : Armiku i jashtëm

Përgjimi i shtetasve të huaj përbënte në thelb një zgjatim të kontrollit dhe represionit brenda vendit. Një veçori e diktaturës komuniste në Shqipëri ka qenë vetizolimi përherë e më i plotë nga bota, duke e shpallur Shqipërinë të vetmin vend socialist në botë, i cili gjendej nën rrethim dhe përbënte objektivin e të dy superfuqive dhe të blloqeve të tyre: gjithë bota kundër një vendi të vogël. Njëkohësisht, në mendësinë totalitare të kohës, armiku i jashtëm paraqitej si i pandashëm nga armiku i brendshëm. Tekefundit, vetizolimi synonte mbajtjen e shoqërisë shqiptare nën kontroll total.

Kontrolli i shtetasve të huaj si dhe përgjimi i trupave diplomatike ka qenë një nga funksionet e Shtëpisë me Gjethe. Në këtë sektor paraqitet një filmim ilegal i zhvilluar nga punonjësit e teknikës-operative të Sigurimit të Shtetit. Materiali filmik demaskon të huaj jugosllavë të cilët zhvillojnë tregun e zi në Shqipëri.

Një dhomë tjetër paraqet përshkrime të dokumentuara të shtrirjes së kabllove të përgjimit në zona të ndryshme të Tiranës kryesisht pranë hoteleve, apo planimetritë e pajisjeve tekniko-televizive të vendosura në bllokun ambasadave.

Një hartë e vendosur në qendër të kësaj dhome zbulon dhe arsyet pse kjo shtëpi u kthye në shtëpi përgjimesh.

2017-08-13T09:01:24+00:00