Sektori i parë: Çimka dhe krijesa të tjera

Teknika është neutrale vetëm kur nuk vihet në përdorim. Përgjimi elektronik është një teknikë që përdoret për të kontrolluar njerëz. Lloji i sistemit politik është edhe përcaktuesi vendimar i formatit të shërbimeve të cilat përcaktojnë llojin e përgjimeve, arsyen e përgjimeve, metodën e përgjimeve, teknikën e përgjimeve etj.

Në Shqipëri ekzistonin fonde të ngritura posaçërisht për blerjen e pajisjeve të kushtueshme të përgjimit, marrëveshje protokollare mes shtetesh aleate për specializimin apo trajnimin e punonjësve të degës tekniko shkencore.

Në këtë sektor vizitorët do të njihen nga afër me cilësitë e pajisjeve të përgjimit si psh: miniaparate, kamera, regjistrues, video-projektorë, pajisje incizimi, aparate për përgjimin e telefonatave, regjistrues dhe riprodhues audio, aparat matës, detektor transmetuesish , kufje, dhënës me mikrofon, amplifikator paraprak, monitor, komandues magnetofoni, sistem kontrolli audio video, pajisje për transkriptimin e incizimeve, aparat fotografik me mikrokasetë, teleobjektiv vrojtimi, dylbi ushtarake profesionale, etj.

Ndër këto pajisje spikat çimka,  – përgjuesi i lehtë-transportueshëm dhe i lehtë-montueshëm falë funksionimit të tij nëpërmjet valëve dhe përmasave të vogla. Përpos demonstrimit të çimkës vizitori do të ketë mundësi të njihet me udhëzime të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme gjatë regjimit komunist për punëtorët operativë mbi përdorimin e çimkës.

2017-08-13T09:07:03+00:00