Konferenca finale e projektit “MONET- Culture in Motion in Adriatic Networks of Museums”

Në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” u organizua konferenca finale e projektit “MONET- Culture in Motion in Adriatic Networks of Museums” nga Ministria e Kulturës, në cilësinë e Partnerit të Projektit. Projekti është pjesë e programit Interreg IPA CBC Italy – Albania- Montenegro.
Gjatë aktivitetit u prezantuan jo vetëm rezultatet dhe produktet e zbatimit të projektit, por edhe si do të shërbejnë ato në funksion të komunitetit vendas dhe atij te huaj.
Aktiviteti kishte për qëllim ndërveprimin e palëve të interesuara në fushën e trashëgimisë kulturore dhe natyrore duke promovuar zhvillimin ekonomik të zonës së parashikuar të Programit, përmes realizimit të itinerareve të integruara turistike kulturore. Pjesa vijuese e konferencës u fokusua në diskutimin e panelit për autoritetin publik dhe muzeumet në lidhje me mbledhjen e fondeve dhe ndarjen e dukshmërisë së rrjetit të krijuar për të përfshirë komunitetet lokale dhe territoret në aktivitete kulturore, duke punuar kështu së bashku në një mënyrë të integruar dhe krijuese.
Në konferencë morën pjesë:
• Znj. Anila Muka & Herida Duro (Përfaqësuese të MK, Shqipëri) të cilat prezantuan projektin dhe
• Znj. Majlinda Bara, MONET- koordinatore projekti (INNOVA)
• Znj. Mirela Koçollari, Drejtoreshë e Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit, Bashkia Tiranë
• Znj. Etleva Demollari, Drejtoreshë e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe
Znj. Ilda Mara, Drejtoreshë e revistës “Art & Trashëgimi”
• Znj. Migena Kondo – ekspert ligjor
Përfaqësuesit e SME-ve nga fusha të ndryshme në sektorin e kulturës ndanë përvojën e tyre dhe modelet e suksesit;
• Znj. Dhurata Tanasi Daneri (FAO)
• Z. Fabian Kuke, Travel Europe/ Hotel Diplomat
• Znj. Julia Sinanaj, (edua shop/Festivali Multikulturor Korça&Berat)
2021-04-17T11:23:03+00:00