Nxënësit e shkollës “Eqrem Cabej”, pjesë e programit edukativ “Kujtojmë për të mos harruar”

Nxënësit e Gjimnazi Eqrem Cabej u bënë pjesë e programit edukativ "Kujtojmë për të mos harruar" në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe", 23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më spektakolare të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist, Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek të rinjtë.

2022-01-29T11:30:22+00:00

Instrument mjekoligjor VSC-1 Ky instrument mjeko-ligjor i markës Fosters and Freeman LTD, modeli VSC-1 është prodhuar në qytetin Grays Essex, në Angli gjatë viteve 70-80. Kjo pajisje përdorej për të analizuar dokumente të ndryshme përmes rrezeve ultraviolet dhe infra të kuqe, duke i krahasuar me njëri tjetrin për të dalluar ndryshime që mund të ishin bërë mbi to. Gjatë periudhës së komunizmit është përdorur nga punonjësit e teknikës operative, në laboratorin e “Shtëpisë me Gjethe” ku tashmë ky objekt është i ekspozuar për vizitorët.   Forensic [...]

2020-12-16T23:08:49+00:00

Mikrofon Stacionar Mikrofoni stacionar i prodhuar në Republikën Popullore të Kinës shërbente për përgjimin e ambienteve të brendshme si dhoma hoteli apo shtëpie dhe ambiente publike si bare, restorante, zyra etj. Nga ana teknike ky objekt punonte me bateri 4 x1.5 volt. Lidhej me linjë deri në 100 metra me marrësin e më tej me regjistruesin dhe kufjet. Gjithashtu lidhej dhe me centralet KLON në një linjë më të gjatë se 100 metra dhe midis dhënësit dhe marrësit vendosej një përforcues audio i koduar me markën “Plepi”. Kjo pajisje është prodhuar rreth viteve [...]

2020-12-16T23:10:41+00:00

Magnetofon me shirita UHER  5000 Universal Magnetofoni me shirita UHER 5000 Universal shërbente si incizues dhe prodhues audio dhe përdorej nga Sigurimi i Shtetit për të regjistruar proceset e  hetuesisë si dhe bisedat e personave të përgjuar. Nga ana teknke objekti është një regjistrues mono kasetë me dy rrota dhe regjistron me frekuencë (40-16,000Hz) në shpejtësinë e shiritit: 2.9,4.7 ose 9.5 cm/s. I prodhuar në Gjermaninë Perëndimore gjatë viteve 1972–1975, me kalimin e viteve, dizenjimi u përmirësua dhe emri ndryshoi nga Universal 5000 në “Universalgerät 5000”. Pajisja u pasua në 1985-ën nga UHER [...]

2020-12-16T23:04:37+00:00

Instrument shpimi metalesh Instrumenti i shpimit i prodhuar në Republikën Popullore të Kinës është përdorur nga punonjësit e teknikës operative me qëllim hapjen e objekteve të forta, ku më së shumti përdorej për hapjen e kasafortave. Ky objekt pune i përbërë prej dy shufrash hekuri me dimensione të gjata e të holla gjendet i vendosur brënda një kutie me material të drunjtë ngjyrë bezhë. Objekti është i ekspozuar, së bashku me mjete të tjera pune, në dhomën numër 9 të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.   [...]

2020-12-16T23:04:14+00:00

Kuti shahu Kutia e shahut e ekspozuar në Dhomën e Ndenjjes së muzeut ka shërbyer si objekt kamuflazhi i për të fshehur mikrofonat, çimkat. Objekti është prej druri dhe është prodhuar në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë. Përsa i përket gjendjes teknike objekti paraqitet në rregull.   Chess box The chess box on display in the museum Living Room has served as a camouflage object to hide the microphones, the bugs. The building is made of wood and was produced in the Socialist People's Republic [...]

2020-12-16T23:15:19+00:00

Fotografitë e shkëputura nga albumi Këto fotografi janë marrë nga një album i krijuar për të udhëzuar punonjësit e kësaj shtëpie se si t'i vendosnin çimkat.   Photos detached from the album These photos were taken from an album created to instruct the employees of this house on how to place the bugs.    

2020-12-16T23:16:35+00:00

Aspirator me korrent Ky objekt sherbente për të pastruar objektivat dhe lentet optike te aparaturave. Nga gjendja teknike paraqitet me defekt. Objekti i modelit "VEB" është i prodhuar në Gjermani më 1970 dhe ka si karakteristika teknike: 220 volt/ 10.000 rrotullime min. Gjendja teknike e tij paraqitet me difekt.   Electric hood This object served to clean the optical lenses of the apparatus. Regarding its technical condition it presents a fault. The object of the model "VEB" was produced in Germany in 1970 and has [...]

2020-12-16T23:16:22+00:00

Aparati për prodhimin e avullit Aparati për prodhimin e avullit shërbente për hapjen e korrespondencës postare, letrave të dyshuara për përmbatjen e tyre. Avulli bënte të mundur shkrirjen e dyllit të letrës duke mos e dëmtuar atë, në mënyrë që ndërhyrja të mos vihej re nga marrësi. Karakteristikë e tij teknike është se punon me elektroda 220 volt. Objekti i materialit inoks dhe plastikë  është i prodhuar në Kinë.   Apparatus for steam production The steam generator was used to open postal correspondence; thus, letters [...]

2020-12-16T23:15:59+00:00

Çantë lëkure Çanta e lëkurës e ekspozuar në dhomën nr.9 ka shyrbyer si objekt kamuflazhi për punonjësit e teknikës operative. Në një vështrim të parë çanta duket e zakonshme, pra si objekt për mbajtjen e sendeve të ndryshme. Në brendësi të saj gjendet hapësira për të vendosur një aparat fotografik profesional. Në këtë mënyrë bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit mund të realizonin foto pa u diktuar. Çanta mbyllet me anë të një "kapëseje kllapë" në të cilën gjendet edhe një hapësirë e vogël për objektivin e aparatit.   [...]

2020-12-16T23:15:42+00:00