About Muzeu Muzeu

This author has not yet filled in any details.
So far Muzeu Muzeu has created 105 blog entries.

Monitor për videokamera "Philips" c-1 Monitor për videokamera i markës "Philips” modeli “c-1" me ekran të përbërë nga xhami.  Shërbente për monitorimin e video-kamerave të ndryshme të cilat filmonin aktivitetin e personave të targetuar nga Sigurimi i Shtetit. Ky monitor i cili është i ekspozuar në dhomën e teknikës operative numër 7, të Shtëpisë me Gjethe, është prodhuar në Hollandë në vitin 1975.   Monitor for camcorder "Philips" c-1 "Philips" video camera monitor model "c-1", with glass screen. It was used to monitor various video [...]

2020-12-13T14:04:31+00:00

Centrali “Valbona” Si centrali i parë i këtij lloji i prodhuar në Shqiperinë e viteve të komunizmit  në vitin 1973, ky central është "pagëzuar" me emrin "Valbona". Valbona shërbente për të monitoruar dhe kontrolluar mikrofonat e përgjimit, duke përçuar bisedat drejt magnetofonave regjistrues të markës gjermane "UHER". Centrali mund të komandonte deri në 40 përgjues të vendosur në distancë duke i lidhur këta të fundit me 10 magnetofona përgjues. Ky model ishte sa i kushtueshem aq edhe modern për kohën. Midis mikrofonit dhe centralit vendosej edhe një amplifikator linje i markës "Plepi" i [...]

2020-12-13T14:01:16+00:00

Central me 10 linja “Shkëndia” Centrali me llampa i modelit “Shkëndia” është prodhuar në Republikën Popullore të Kinës në vitin 1975. Në teknikën operative ai shërbente për të monitoruar dhe përforcuar sinjalin audio për 10 pajisje dhënëse ose mikrofona përgjimi. Në këtë paisje mund të lidheshin njëheresh 10 magnefone me shirita të markës gjermane “Uher”, të cilët incizonin bisedat e përgjuara. Ky central është i ekspozuar në dhomën e teknikës operative numër 7, të Shtëpisë me Gjethe. The 10 lines central: "Shkëndia" The "Shkëndia" model [...]

2020-12-13T14:00:04+00:00

Pallto e Agjentëve të Sigurimit të Shtetit Kjo pallto e zezë prej stofi nuk është një pallto e zakonshme por një pallto civile e punjonjësve të degës së teknikës operative të Sigurimit të Shtetit. Në brendësi të palltos gjendet një aparat fotografik i cili fotografonte personat që përgjoheshin. Objektivi i aparatit përkon me kopsën e palltos dhe është i lidhur me një mekanizëm-dorezë i cili mbahej në xhepin e palltos. Objektivi aktivizohej sa herë shtypej mekanizmi në xhep duke realizuar foto mjeshtërore për kohën. Ky objekt i sofistikuar i survejimit dhe dokumentimit të [...]

2020-12-13T13:58:19+00:00

Çimka “Si të jetë regjimi ashtu është edhe përgjimi” Çimka nuk është vetëm një kandërr e vogël që jeton si parazit nepër plasat e dhomave apo të orendive. Në diktaturën komuniste shqiptare termi “çimkë” u përdor për të quajtur regjistruesin i cili u përdor për të identifikuar “armikun” në shoqërinë shqiptare. Ky lloj regjistruesi gjendet i kamufluar në disa nga dhomat e muzeut si dhe i ekspozuar në dhomën 9 të tij. Konkretisht kjo çimkë është prodhuar në Laboratorin e Ministrisë së Brendshme ne vitin 1980. I njohur si Dhënësi A1, çimka shërbente [...]

2020-12-13T13:58:31+00:00

Njoftim për vend të lirë pune “Specialist” i ngarkuar me Financën

Njoftim për vend të lirë pune “Specialist” i ngarkuar me Financën Sot, më datë 02.09.2020, në mbështetje të dispozitave të Ligjit 7961, datë 12.07.1995 "Kodi i Punës", i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.434, datë 26.06.2019 "Për Funksionimin, Organizimin dhe Mënyrën e Zhvillimit të Veprimtarisë së Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe", në Urdhrin e Kryeministrit Nr.147, datë 30.10.2019 "Për miratimin e Organikës së Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" në Statutin dhe Rregulloren e Brendshme të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe", si edhe në të gjithë legjislacionin shqiptar në fuqi, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve [...]

2020-09-13T09:02:14+00:00

Rinisin programet edukative të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe” për vitin 2020.

Këtë herë programi edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar" u zhvillua në ambientet e shkollës së mesme teknike "Harry Fultz". Programi zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Ai ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij programi, nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të njihen me muzeun dhe aktivitetet e tij por edhe të bashkëbisedojnë me z. Uran Kostreci, poet e shkrimtar i dënuar me 20 vjet burg dhe 5 [...]

2020-03-11T10:06:25+00:00