Aktivitete 2017-08-12T15:44:33+00:00

Konferenca finale e projektit “MONET- Culture in Motion in Adriatic Networks of Museums”

Në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” u organizua konferenca finale e projektit “MONET- Culture in Motion in Adriatic Networks of Museums” nga Ministria e Kulturës, në cilësinë e Partnerit të Projektit. Projekti është pjesë e programit Interreg IPA CBC Italy - Albania- Montenegro. Gjatë aktivitetit u prezantuan jo vetëm rezultatet dhe produktet e zbatimit të projektit, por edhe si do të shërbejnë ato në funksion të komunitetit vendas dhe atij te huaj. Aktiviteti kishte për qëllim ndërveprimin e palëve [...]

Vizitë studimore online

Në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”  u zhvillua një vizitë studimore online, pjesë e zbatimit të projektit “MONET- Culture in Motion in Adriatic Networks of Museums” financuar në kuadër te programit Interreg IPA CBC Italy - Albania- Montenegro me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Ekspertët sollën një qasje të re se si teknologjite e reja dhe risitë ne fushën e marketimit te artit mund ta sjellin publikun me afer me muzeun. Në konferencën on line referuan: ● Imazhi i [...]

Revista muzeologjike “Dritëhije” II

Doli nga shtypi numri i dytë i revistës muzeologjike "Dritëhije". Revista muzeologjike "Dritëhije" është botim i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" që ka si qëllim të nxisë njohjen dhe studimin e periudhës së komunizmit shqiptar duke publikuar dhe shpërndarë fakte dhe analiza mbi regjimin diktatorial dhe trashëgiminë e tij në ditët e sotme. Falënderojmë bashkëpunëtorët tanë që kontribuan në realizimin e saj.

“Memorandum mirëkuptimi”

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, i përfaqësuar nga drejtoresha, znj. Etleva Demollari dhe Akademia e Studimeve Albanologjike, e përfaqësuar nga rektori akademik prof. dr. Marenglen Verli, nënshkruan një “Memorandum mirëkuptimi”, nëpërmjet të cilit, të dy palët ranë dakord për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta. Objekti i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është institucionalizimi i marrëdhënieve për aplikimin e procedurave që thjeshtojnë bashkëpunimin e ndërsjellë të palëve, në kuadër të identifikimit, grumbullimit, administrimit të dokumenteve e të materialeve arkivore të ish-Sigurimit të [...]

Ekspozita”Qëndresa”

Në kuadër të muajit të Kujtesës dhe me rastin e 30 vjetorit të 20 Shkurtit, Ditës së rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha, që simbolizon ngadhnjimin e qëndresës antikomuniste, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe", çeli ekspozitën "Qëndresa". Në ceremoninë e çeljes ishte i ftuar z. Fatmir Merkoçi, një nga protagonistët e kësaj ngjarjeje i cili solli për të pranishmit emocionet e atyre ditëve të ndryshimeve të mëdha historike. Drejtoresha e muzeut, znj. Etleva Demollari në çeljen e ekspozitës, [...]